Osmani takon Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite

PRISHTINË, 29 tetor /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite gjatë qëndrimit të saj në Riad.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se me Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Talal Almarri diskutuan për investime strategjike, projekte zhvillimore dhe pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030.
“Gjatë vizitës në Riad, kam takuar Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir Al-Rumayyan, si dhe Kryeshefin Ekzekutiv të EXPO 2030 Riad, Talal Almarri. Në këto takime të ndara, diskutuam për investime strategjike, projekte zhvillimore dhe pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030 që do të mbahet në Riad, ku vendi ynë do ta ketë mundësinë ta prezantojë potencialin e jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.”
/KosovaPress//r.e/