E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Osmani takon Ndihmës Sekretarin e NATO-s, Boris Ruge

PRISHTINË, 25 nëntor/ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Gjatë takimit mes dyshes, në fokus të bisedimeve ishte rruga që duhet të ndjekë Kosova për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike.

Lajmi është bërë me dije nga Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, shkruan Osmani.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›