E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani takon në Mynih komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën: Roli i NATO-s në Kosovë i pazevendësueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar ditën e sotme në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë, me Komandatin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, gjeneralin Christopher Cavoli.

Gjatë takimit Presidentja Osmani ka vlerësuar rolin e NATO-s në këto 23 vite, që sipas saj, është i pazëvendësueshëm për Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, presidentja Osmani shkruan se në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, “riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”.


Postimi i plotë:

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pata një takim të frytshëm me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.

Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›