E Shtunë, 31 Tetor 2026

Otranto, zhduket gomonia me 27 persona në bord, dyshohet se janë klandestinë

VLORË - Zhduket një gomone në det me 27 persona në bord, të cilët dyshohen të jenë klandestinë. Lajmi konfirmohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili nëpërmjet një njoftimi për shtyp thekson se Roja Bregdetare ka zhvilluar gjatë natës së djeshme një operacion kërkim-shpëtimi në kanalin e Otrantos, pas njoftimit të marrë nga Shërbimi SAR i Romës, Itali.

“Sipas komunikimit me MRCC Romë, dje më datë 2 shtator 2013, në orën 20.50, nga kanali i Otrantos është marrë një sinjal SOS nga një gomone me rreth 27 vetë në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë. Menjëherë në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm”.

Pala shqiptare ndërpreu operacioni i kërkim-shpëtimit për tu furnizuar me karburant teksa njoftoi se edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet.

Ngatë dhënat paraprake dyshohet se gomonia me klandestinë ka pësuar një defekt në motor, ndërkohë që kërkimet po vijojnë në rajonin e Pulias nga 4 anije dhe 1 helikopter italian, dhe 2 helikopterë britanik të cilët po zhvillojnë në Vlorë stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2013” me Forcat e Armatosura Shqiptare. 

PALA SHQIPTARE ‘TËRHIQET’ PËR TU FURNIZUAR ME KARBURANT
Arian Osmani, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në një lidhje telefonike për News24, njoftoi se 2 anije të gatshme të Rojës Bregdetare, pasi kanë zhvilluar kërkime për gjatë gjithë natës janë tërhequr në bazë për tu furnizuar me karburant.

Gjatë gjithë natës sipas Osmanit janë zhvilluar kërkime, por mungesa e koordinatave të sakta ka vështirësuar shumë gjetjen e gomones me 27 persona në bord. Kërkimet vijojnë nga 4 anije dhe 1 helikopter i marinës italiane, ndërkohë që pritet një sinjal i tyre për bashkëpunim dhe rifillimin e kërkimeve nga pala shqiptare. Kërkimi tashmë fokusohet në rajonin e Pulias. Dyshohet se gomonia ka pësuar një defekt në motor.

“Që prej orëve të vona të ditës së djeshme janë angazhuar 2 anije për operacionin e kërkimit të shpëtimit njëra në Porto Palermo dhe një në Pashaliman. Janë zhvilluar kërkimet intensive, por për arsye të mungesës së koordinatave të sakta janë kthyer për tu furnizuar me karburant. Janë 4 anije dhe një helikopter i anijes italiane që po vijojnë kërkimet në rajonin e Pulias”, deklaroi Arian Osmani, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. 

“OPERACIONI” VIJNË NË NDIHMË 2 HELIKOPTERË TË FORCAVE BRITANIKE
Operacionit të kërkim-shpëtimit i bashkëngjiten dhe 2 helikopterë të trupave britanike, të cilët po zhvillojnë në Vlorë stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2013” me Forcat e Armatosura Shqiptare.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se ka qenë pala italiane e cila ka kërkuar bashkëpunimin e trupave britanike, e cila i është përgjigjur thirrjes dhe po koordinon operacionin me bashkëpunimin e komandantit të Flotiljes shqiptare.

ZYHDI ZENELAJ: JEMI NË GATISHMËRI, PRESIM SINJALIN E ITALISË
Zyhdi Zenelaj komandati Flotiljes shqiptare në një lidhje direkte për News24, deklaroi se pala shqiptare është në gatishmëri dhe pret një sinjal nga pala italiane për rifillimin e operacionit të kërkim shpëtimit.

“Zonat e kërkim shpëtimit janë të ndara dhe vetëm me kërkesë të njërës palë zhvillohet kërkimet. Ne jemi të gatishmëri, pasi mendohet se gomonia të jetë më afër brigjeve të Italisë. Në operacion kanë marrë pjesë 2 anije të rojes bregdetare shqiptare dhe dy helikopter të forcave britanike”, tha Zenelaj.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›