P R O J E K T L I G J PER DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8402, DATË 10.9.1998, “PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I G J
PëR
DISA SHTESA Në LIGJIN NR.8402, DATë 10.9.1998, “PëR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE Të NDëRTIMIT”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në vijim të paragrafit të tretë, të nenit 7, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“... Kur mbikëqyrësi i punimeve konstaton raste të ndryshimit të projektit, është i detyruar të njoftojë menjëherë Inspektoratin Ndërtimor e Urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut.”.
Neni 2
Në nenin 9 bëhen këto shtesa:
a) Në fund të paragrafit të parë shtohen fjalët “… dhe INUK-ja, kur kërkohet nga kjo e fundit, për zonat me rëndësi kombëtare.”.
b) Në fund të paragrafit të dytë shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“... Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e depozitimit të dosjes, duhet të pajisë subjektin me vërtetim për plotësimin ose jo të dokumentacionit tekniko - ligjor të paraqitur. Në përfundim të afatit 5 - ditor, nëse Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut nuk shprehet, atëherë dokumentacioni tekniko – ligjor, i paraqitur nga subjekti, konsiderohet si i pranuar i plotë nga inspektorati i sipërpërmendur.”.
Neni 3
Në fund të nenit 15 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“ Për moszbatimin e detyrimeve, të përcaktuara në nenin 7, të këtij ligji, përveç dënimit me gjobë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga çasti i konstatimit të shkeljes, Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut u paraqet organeve përkatëse kërkesën për heqjen e licencës të mbikëqyrësit të punimeve.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (çOBA)
14/07/2010 Votoni per projektligjin PO: JO: