E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS JAPONEZE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE PËR TIRAN

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS JAPONEZE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE PËR TIRANËN E MADHE »

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, për financimin e projektit « Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe ».

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›