E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet ikona e teatrit Violeta Manushi

Roli më i spikatur është ai i Teto Ollgës në filmin "Zonja nga qyteti". Për këtë rol, që i dha shumë popullaritet, Violeta Manushi u nderua me çmimin e parë si interpretuesja më e mirë në Festivalin e Filmit në vitin 1977. Ajo u lind në qytetin e Korçës në 6 mars të vitit 1926.

E rritur në një familje shumë të varfër, Violeta Manushi u detyrua të punonte që në moshën 12 vjeçare. "Artistja e Popullit", Violeta Manushi. Me çlirimin e atdheut Violeta Manushi do t’i kushtohej skenës. "Nuk ishte e lehtë që një vajzë pa kulturë të përshtatshme, rritur në një ambient shumë konservator, të ngjitej në skenë. Të dënonte opinioni konservator i asaj kohe.

Por, më detyruan. Skena më detyroi të plotësoja arsimin tim", do të shprehej "Artistja e Popullit", e cila është konsideruar si një nga ‘themelet’ e skenës shqiptare. Për herë të parë debutoi në vitin 1946 dhe që atëherë ka qenë aktive me role që e bëjnë atë të paharruar për artdashësit. Protagoniste e shumë veprave të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, ajo ka interpretuar në pjesët teatrale "Tartufi", "Vajza me flokë të thinjur", "Cuca e Maleve", "Morali i zonjës Dulëka", "Pallati 176" si dhe në filmat "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Rrethimi i fundit", "Mimoza llastica", "Taulanti kërkon një motër", etj.  E cilësuar si një nga ikonat e artit skenik shqiptar Violeta Manushi është vlerësuar edhe me titullin ‘Qytetare Nderi’ e Tiranës.

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›