E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAA bllokon prodhimin e fleteve te votimit

Partia Agrare Ambjentaliste bllokon prodhimin e fleteve te votimit. Ne kushtet kur duhej te kishte nisur shtypja e rreth 4 milione fleteve te votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve perballet me nje tjeter pengese. Kete here, eshte partia e Lufter Xhuvelit qe rrezikon perfshirjen ne fleten e votimit per shkak te mospermbushjes se detyrimit te 30 % kandidate femra ne lista.Kjo anomali eshte ankimuar ne Kolegjin Zgjedhor nga Partia Socialiste, e cila kerkon c’rregjistrimin e agrareve si force garuese ne zgjedhje.Por deri ne vendimarrrjen e kolegjit Zgjedhor mbetet i bllokuar procesi i prodhimit te fleteve te votimit.Ne mbledhjen e sotme te KQZ, kryetari Arben Ristani ngriti shqetesimin e voneses per prodhimin e fleteve te votimit, kur mbeten vetem 23 dite nga dita e votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›