E Diel, 1 Nëntor 2026

PAKISTAN – Sulm kundër militantëve afganë, 25 të vdekur

ISLAMABAD, 29 qershot /ATSH-ANSA/ – Pakistani kreu sulme ajrore kundër militantëve në Afganistanin lindor gjatë natës, duke vrarë 25 persona.

Ministria pakistaneze e Informacionit njoftoi sulmet, duke specifikuar se ato u kryen në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse.

“Tre objektiva në provincat Paktia, Paktika dhe Kunar u shkatërruan gjatë sulmeve precize”, tha Attaullah Tarar në një deklaratë, duke iu referuar tre provincave në Afganistanin lindor.

Sulmet e Pakistanit në Afganistanin lindor kanë vrarë ose plagosur dhjetëra civilë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›