E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJE TË RËNDA/ Forcat e sigurisë futen me makina mes turmave të protestuesve në Iran, ulërima njerëzish

Pamje të reja që po qarkullojnë nga Irani kanë nxjerrë në pah një nivel alarmues dhune të ushtruar nga forcat e sigurisë ndaj protestuesve, duke treguar se represioni shtetëror ka shkuar përtej edhe përdorimit të armëve të zjarrit.

Sipas këtyre videove, autoritetet kanë përdorur edhe automjete për të përplasur dhe shtypur qytetarët që kishin dalë në rrugë për të protestuar.

Pamjet, të cilat raportohet se vijnë nga qyteti Ardabil, janë cilësuar si jashtëzakonisht tronditëse dhe përbëjnë një tjetër dëshmi vizuale të asaj që shumë organizata të të drejtave të njeriut e përshkruajnë si brutalitet sistematik të regjimit iranian ndaj popullsisë civile.

Ato janë pjesë e një serie gjithnjë e më të madhe videosh dhe fotografish që dokumentojnë dhunën e ushtruar nga aparati shtetëror për të frenuar çdo formë kundërshtimi.

Protestat në Iran shpërthyen si rezultat i pakënaqësive të thella ndaj politikave represive të shtetit, shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe kufizimeve të ashpra mbi liritë individuale.

Në qendër të revoltës kanë qenë veçanërisht gratë dhe të rinjtë, të cilët prej vitesh përballen me rregulla strikte, ndëshkime të rënda dhe mungesë hapësire për shprehje të lirë.

Brenda një kohe të shkurtër, protestat u përhapën në dhjetëra qytete, duke përfshirë studentë, punëtorë, intelektualë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›