E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJE TË RËNDA! Momenti kur 19-vjeçari kryen sulmin e armatosur në shkollën turke. E kishte paralajmëruar ditë më parë

Publikohen pamjet e rënda kur një 19-vjeçar hyri në një shkollë profesionale në Turqi dhe qëlloi me armë zjarri, duke plagosur 16 persona.

Autoritetet turke thonë se  vetë autori i dha fund jetës gjatë operacionit policor për kapjen e tij.

Incidenti ndodhi në orët e mëngjesit në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike “Ahmet Koyuncu”, në Siverek, Sanliurfa.

Sipas autoriteteve, autori i krimit, i cili u identifikua si 19-vjeçariOmer Ket, i cili hyri në shkollë i armatosur me një armë gjahu dhe filloi të qëllonte pa dallim, duke shkaktuar panik tek nxënësit dhe mësuesit.

Autori ishte një ish-nxënës i shkollës, i cili kishte studiuar deri në klasën e nëntë ndërsa më pas ishte larguar prej aty.

Pak ditë më parë, ai e kishte paralajmëruar sulmin përmes rrjeteve sociale.

“Bëhuni gati. Pas disa ditësh në këtë shkollë do të kryet një sulm. Bëhuni gati kastorë”, përcjell Fax News.

Hetimet nga autoritetet turke vijojnë ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›