E Martë, 3 Nëntor 2026

PAMJET/ Mesazh për liderët e BE, fermerët “i vënë flakën” Brukselit

Fermerët kanë ndezur parlamentin europian këtë të enjte si pjesë e protestave të vazhdueshme për taksat, kostot e rritura dhe importet e lira, ndërsa liderët e vendeve anëtare janë mbledhur për një samit.

Të pakënaqur me premtimet e deritanishme protestuesit ndezën zjarre të mëdha me baleta dhe mbeturina, hodhën vezë e gurë në drejtim të institucionit, duke i dhënë një pamje krejt tjetër qendrës së Brukselit.

Policia bëri të ditur se janë rreth 1,000 traktorë që mbajnë të bllokuara rrugët kryesore në qytet. Ndërsa të tjerë me bori e fishekzjarrë mbërritën e po qëndrojnë në sheshin qendror përpara parlamentit.

Liderët europian njoftuan një mbledhje të jashtëzakonshme më vonë gjatë ditës, ku do të diskutohen kërkesat e fermerëve.

Belgian farmers protest as EU leaders gather for summit in Brusselshttps://t.co/HHYoOTtk6X

— The Uncrowned Queen (@FrancineKetelaa) February 1, 2024

Protesta po zhvillohen në disa vende të Europës, përfshirë Belgjikën, Spanjën, Portugalinë, Holandën, Gjermaninë dhe Italinë.

Ndikimi i protestave është ndjerë më së shumti në Francë, me bllokada në akset kryesore të vendit gjatë gjithë javës.

https://youtu.be/ez4DHT1Xc2c

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›