PARIS – Macron pret Trump dhe Zelensky, shtrëngime duarsh mes tre liderëve

PARIS, 7 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron mirëpriti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Elysee së bashku me presidentin amerikan Donald Trump.
Të tre pozuan shkurtimisht për fotografët dhe më pas filluan takimin e tyre.
Në orën 19:00 ata do të duhet të jenë në Notre-Dame për fillimin e ceremonisë së rihapjes së katedrales.
Të tre krerët kanë shtrënguar duart disa herë teksa janë fotografuar të përqafuar.
Macron tha se ishte shumë i lumtur që kishte Trump dhe Zelensky si mysafir në Paris.
Për Trump, ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Trump gjithashtu pritet të takohet me Princin William në Paris përpara se të marrë pjesë në ceremoninë e Notre Dame. /os/