E Enjte, 5 Nëntor 2026

PARIS – Macron pret homologun argjentinas Milei

BUENOS AIRES, 26 korrik /ATSH-DPA/- Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara së fundmi, presidenti francez Emmanuel Macron priti sot në Paris homologun e tij argjentinas Javier Milei.

Gjatë takimit në Pallatin Elysee, të dy liderët diskutuan për luftën në Ukrainë, zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele në Venezuelë dhe një marrëveshje të planifikuar të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe shoqatës së vendeve të Amerikës së Jugut MERCOSUR, që përfshin Argjentinën.

Marrëdhëniet mes Parisit dhe Buenos Aires kohët e fundit kanë qenë të vështira.

Javën e kaluar, një video në të cilën lojtarët argjentinas këndonin tekste nënçmuese për lojtarët francezë me origjinë afrikane pasi fituan finalen e Copa América shkaktoi zemërim.

“Asnjë vend kolonialist nuk do të na frikësojë sepse ne këndojmë një këngë ose themi të vërtetat që ata nuk duan të pranojnë”, shkroi zëvendëspresidentja ultra-konservatore e Argjentinës, Victoria Villarruel në X.

Qeveria argjentinase u distancua nga deklarata e zëvendëspresidentes – dhe Milei dërgoi motrën e tij dhe këshilltaren më të afërt, Karina Milei në ambasadën franceze në Buenos Aires për të qetësuar ujërat. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›