E Enjte, 5 Nëntor 2026

PARIS2024 – Vetëm me pesë të mijëtat e sekondës!

PARIS, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Kampioni i botës, Noah Lyles i SHBA fitoi dje në mbrëmje garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike të Parisit, me një fotofinish ndaj Kishane Thompson të Xhamajkës.

Lyles erdhi nga pas dhe mundi liderin e sezonit Thompson pikërisht në vijën e finishit.

Të dy arritën rezultatin 9,79 sekonda, por Lyles mbizotëroi me pesë të mijëtat e sekondës për të artën e tij të parë olimpike.

Ish-kampioni i botës, Fred Kerley i SHBA-së mori medaljen e bronztë.
Kampioni i Tokios, Marcell Jacobs nga Italia ishte i pesti./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›