PD 3 mije anetaresime ne degen e Durresit

Rreth 3 mijë të rinj janë anëtarësuar në degën e Durrësit të Partisë Demokratike. Në ceremoninë e rastit ishte i pranishëm kryeministri Berisha, i cili ka vlerësuar kontributin e të rinjve në forcimin e PD-së.
“PD është partia e së ardhmes, është partia për të ndryshuar Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër. Me anëtarësimet e shumta të të rinjve dëshmohen idealet e gjalla të kësaj partie”, u ka thënë Berisha të rinjve.
“Jeni ju, të rinjtë e këtij vendi, që me energjitë tuaja Shqipëria trefishoi numrin e studentëve dhe eci me shpejtësi drejt Shqipërisë së dijes. Jeni ju forca fitimtare e Shqipërisë”, ka vijuar kryeministri, i cili ka shprehur bindjen për fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme.
“23 qershori do të jetë dita e fitores, e ndryshimit të madh të Shqipërisë së zhvilluar dhe evropiane. Do lëmë Edi Ramën me testamentin e etërve të tij”, ka thënë më tej Berisha.