E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD 500 mijë dollarë nga Rusia, Celibashi: Dixhitalizimi i financave të partive rrit transparencën

Në një kohë kur Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës akuzohet se ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia, KQZ ka zhvilluar një tryezë për dixhitalizimin e sistemit të publikimit të financave të partive politike. Celibashi tha se dixhitalizimi i këtij sistemi rrit transparencën. Aktualisht raportimi i financave të partive bëhet me letër, gjë që sipas Celibashit merr shumë kohë për analizimin e të dhënave.

“Ndryshimet e ligjit për financimin në thelb të kenë rritjen e monitorimit, kontrollit… etj. KQZ ka prezantuar objektivin për të dixhitalizuar sistemin e raportimit të financimeve. Kjo rrit drejt për drejti transparencën. Aktualisht raportimi me letër. Ndryshimet duan kohë, buxhet e vullnet. Ne aktualisht harxhojmë shumë kohë për analizimin e të dhënave që vijnë në formë raportimi me letër. Shpesh pa arritur të kuptojmë siç duhet atë çka ndodhur. Sistemi duhet të ofroj mundësi të aksesohet e lexohet qartë raporti dhe të dhënat e tij. Ndryshimet duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave për financimin edhe nga palët e treta. Interesi i shumë aktorëve mbi financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore ishte një nga diskutimet në tryezën e qershorit”, tha Celibashi.

Celibashi sqaron se dixhitalizimi do të publikojnë online financimet e partive politike, por për këtë duhet kohë dhe buxhet.

“Angazhimi i IDEA për të mbështetur KQZ dhe dixhitalizimin do na ndihmojë që këtë objektivë ta arrijmë në kohë. KQZ është e hapur dhe fton aktorët e interesuar në financimin e partive politike që të kontribuojnë. Ka si qëllim unifornizimin e tyre, qartësi në çfarë kërkohet, qartësi në pasqyrimin e asaj që është raportuar, si për të ardhurat e donacionet, ashtu dhe për shpenzimet. Të dhënat kryesore për raportet financiare të partive do të bëhet online. Është me rëndësi të themi që sistemi të jetë i programuar në mënyrë të tillë që të interesuarit të shkarkojnë të dhënat në formate të ndryshme. Do të jenë 3 aspekte, procesi i raportimit nga partitë politike, marrja nga KQZ e raporteve dhe të publikimit dhe aksesit online. IDEA sot na jep një draft si ti realizojmë këto pika Stafi i KQZ ka nisur prej kohësh nga puna për të dizejnuar termat teknikë të kontrollit dhe auditimit si dhe publikimit të të dhënave”, tha Celibashi.

Edhe eksperti i IDEA Wouter Wolfs, tha se dixhitalizimi për raportet e financave të partive politike do të ndalojë donacionet me origjinë të palejuar dhe do të shfaq problematikat që do të dalin.

“Vendet më të errëta në Europë e kanë sistemin online. Pra këtë kanë një tendencë që të kenë transparencë. Shqipëria jo vetëm ka potencialin por mund të bëhet lider në këtë fushë pra transparencës në financimet përmes dixhitalizimit. Shqipëria falë teknologjisë që ka në posedim mund ta realizojë me ritëm të shpejtë këtë proces. Ka vende si Rumania, Mali i Zi…etj që kanë hedhur disa hapa. Avantazh është fakti se kur hidhen të dhënat nga partitë, sistemi ndalon donacionet me origjinë të palejuar. Ose jep alarmin kur lidhet me emra donatorësh në vende që nuk shihen pozitive apo persona shoqëri me problematika të caktuara. Sistemi user friendly jep të dhëna të detajuara, gjithëpërfshirës dhe është i verifikueshëm, në kohë reale. Rast i transparencës është Çekia. Atje operohet me llogari bankare të hapura për donatorët. Pra partitë kanë llogari të aksesueshme nga të gjithë ku shihen se cilat janë donacionet”, tha Wolfs.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›