PD-ASHM kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në qarqet Korçë dhe Dibër, KAS nis shqyrtimin e ankimimit

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në qarqet Korçë dhe Dibër. Lidhur me këtë kërkesë është mbledhur sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për të shqyrtuar kërkesën ankimore depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt kundërshtimin e Vendimeve për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Korçë dhe Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025.
PD+ASHM kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku Korçë dhe Qarku Dibër, zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Korçë dhe Dibër.
/rtsh.al/