PD Basha prezanton kandidaturen

Lulzim Basha është kandidati zyrtar i radhës për kreun e Partisë Demokratike. Në një dalje për mediat, kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se vendimi për të hedhur kandidaturën erdhi “pas një reflektimi të gjatë dhe një bisede me kryeministrin Berisha”.
“Kam ndjerë vendosmërinë e simpatizantëve të PD-së për tu ringritur dhe forcën për një fillim të ri në rrugën drejt rikthimit si mazhorancë. Sot, familja e demokratëve duhet të jetë më e bashkuar se kurrë. Të gjithë duhet të japin kontributin për fillimin e ri. Jam i vetëdijshëm që ky është një hap i madh pasi bëhet fjalë për një parti të madhe që ka shkruar historinë”, deklaroi Basha. Ai shtoi më tej se “askush nuk e zëvendëson dot Sali Berishën, është lider historik dhe më shumë se një simbol.” “Detyra që na pret nuk është e lehtë, sfidat janë të mëdha, por historia jonë 23-vjeçare tregon se gjithmonë ia kemi dalë. Ju ftoj të ecim së bashku me projektin e ringritjes dhe fitores. PD-ja do të mbështetet në anëtarët dhe militantët e saj që kanë dhënë kontribut ndër vite. PD-ja do të ndërtojë një sistem të qartë dhe transparent për kreditimin e kontributeve të çdo anëtari”, theksoi Basha. Në fund, Basha u shpreh se “qëllimi i parë i kësaj gare është që të dalim më të bashkuar”: “Iu kërkoj që kjo garë të jetë një shembull i asaj që ne dimë të bëjmë më mirë. Negativizmi nuk ka vend. Qëllimi i madh është ringritja e PD-së dhe fitorja e ardhshme. Dorëzimi i dokumenteve të kandidatëve që do të futen në garë për kreun e Partisë Demokratike mbyllet të enjten në orën 24:00. Kandidaturat do të shqyrtohen sipas statutit nga kryesia e partisë. Kryetari i ri do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar, një votë”. / Top Channel