PD Biberajt i mohohet kandidimi per kreun e partise

Aleksandër Biberajt i është mohuar kandidimi për kreun e Partisë Demokratike. Paraditen e së mërkurës, ai tha për mediat se administrata nuk e pranoi kandidimin e tij për shkak të çështjes së anëtarësisë.
Biberaj, i cili ka qenë zv/kryetar i FRD-së, theksoi për mediat: “Unë jam larguar nga FRD-ja, nuk jam më zëvendëskryetar. Është histori e mbyllur dhe dua të jap kontributin për PD-në. Administrata më refuzoi kërkesën për të kandiduar, i takon kryesisë së PD-së për të më pranuar tashmë. Mua nuk më ka përfunduar anëtarësia në Partinë Demokratike dhe kurrë nuk e kam tërhequr atë. Bëhet fjalë për një vendim politik. Kam dëshirën, vullnetin, eksperiencën dhe mbështetjen e demokratëve për të kandiduar për kryetar.” “Demokratët duhet të jenë të bashkuar sot. Unë në të kaluarën e kam kritikuar PD-në dhe rezultati i 23 qershorit tregoi se qeverisja kishte probleme, por nuk kam bashkëpunuar kurrë me të majtën gjatë karrierës sime politike”, shtoi Biberaj. Në lidhje me kandidatët e tjerë për postin e kreut të PD-së, Biberaj tha: “Është shpejt për të folur për rivalët për kreun e PD-së. Rëndësi ka që gara të jetë e ndershme.” / Top Channel