E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Bylykbashi: Rama nis punën me këmbën e majtë, shkel ligjin e prokurimeve

TIRANË- Opozita shqiptare akuza kryeministrit Rama. Nëpërmjet një deklarate për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi, është shprehur se kryeministri i ri e ka nisur punën me këmbën e majtë.

Deputeti i djathtë akuzoi kryeministrit se i paguan me miliona euro zyrave konsulente dhe këtë sipas tij e bën me prokurim të drejtpërdrejtë, klientelist.

“Kryeministri i ri nuk bën tenderë të hapur ndërkombëtar. Kjo është shkelje e hapur e ligjit, ai do të kthejë prokurimin klientelist të drejtpërdrejtë. Do të bëjë shpenzime klienteliste”, tha Bylykbashi.

Sipas tij, Rama po përgatitet që me mazhorancën e tij të dërrmojë ligjin dhe shtetin e së drejtës”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›