PD Imuniteti te votohet me 6 gusht

Atë që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e quan nismë për ndryshimin e Kushtetutës për forcimin e institucioneve të drejtësisë, Partia Demokratike e cilëson si pazar të Ramës për vendosjen në vend të kushtetutës së pakicës bllokuese ose kushtetutës së sundimit të pakicës.
Me këtë përkufizim Partia Demokratike bëri të qartë se nuk ka ndërmend të mbështesë asnjë prej propozimeve të opozitës, e cila kërkon votimin me 3/5 të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushteuese, anëtarëve të KLD-së, rregullores së Kuvendit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
“Pra, për rrëzimin e murit të imunitetit, Këshilli i miliarderëve kërkon të vendosë në zyrat e Fidelit, Presidentin e Republikës dhe Krytarin e Gjykatës së Lartë dhe atë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Debati mbi imunitetinPD-PS, ku ndryshojnë dy draftet?Prokurorët: Hiqni imunitetet Kundërshtohet ndryshimi i Kushtetutës gjithë gjykatësit e tyre, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në mënyrë që kjo Kupolë të ketë të garantuar pasurimin e tyre të paligjshëm, dhe pavarësisht se për cilën forcë politike votojnë qytetarët, ata të bëjnë ligjin me Kushtetutën e sundimit të pakicës”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Megjithëse zoti Rama bëri të qartë të shtunën se Partia Socialiste kërkon që ndryshimet e tjera kushtetuese të kalojnë bashkë me imunitetet, demokratët nuk nguruan të përsërisin ftesën për votë unanime më 6 gusht vetëm për cështjen e imuniteteve.
“Partia Demokratike i bën thirje dhe një herë z. Rama: Degjojë zërin e qytetarëve shqiptarë që duan barazi para ligjit me zyrtarët e tyre. dhe të votojmë së bashku me 6 Gusht heqjen, apo sipas rastit, kufizimin e imunitetit si një histori suksesi per çdo qytetar të këtij vendi”, deklaroi zëdhënësja e demokratëve.