PD: Ja firmat që paguajnë gjoba tek Edi Rama
Deputeti demokrat Flamur Noka i kërkoi nëpërmjet një konference për shtyp kryesocialistit Rama që t’i përgjigjet në radhë të parë akuzave të ngritura nga vetë firmat e ndërtimit.
"Biznesmeni Dodë Doçi e ka akuzuar publikisht Edi Ramën se i ka kërkuar 20 % për një leje ndërtimi, nëpërmjet sekserit të tij. Ndërtuesi Dine Fratari e ka paditur publikisht për gjobën prej 1 milion dollarësh, që e kalon vlerën e 20 për qindëshit. Media ka denoncuar se në këmbim të futjes së Dritan Avllajt si aksioner, Edi Rama premtonte dhënien e lejes së ndërtimit", deklaroi deputeti Noka.
Më poshtë ai shtoi se këto akuza Edi Ramës ia ka ngritur edhe deputetja Albana Vokshi, se bashkëshorti i saj është detyruar të fusë si aksioner në firmën e tij me 20 për qind mikun e Ramës, Dritan Avllajn.
"Kjo firmë ndërtimi të akuzon se ky 20 për qindësh vetëm për këtë rast vlen jo më pak se 100 milion euro", shtoi më pas Noka.
Përveç akuzave publike në media, përfaqësues të dy forcave të përfolura për afera korruptive i janë drejtuar edhe Prokurorisë së Tiranës.