PD: Kemi marre vota ne Gerdec, me shume se PS, deshtoi mashtrimi me vdekjen
Partia Demokratike ka arritur te marre numrin me te madh te votave ne Gerdec, duke e cuar kete numer ne 120 vota, krahasuar me 76 qe ka marre Partia Socialiste. Zedhenesja e fushates se PD-se, Majlinda Bregu deklaroi me kete rezultat se votimi ra poshte edhe propaganda e bere nga opozita ne lidhje me tragjedine qe ndodhi ne kete komune. "Tani para gjysme ore, kane marre konfirmimin se politika e tyre e nihilizmit dhe politika e mashtrimit dhe e talljes me vdekjen, nuk ka funksionuar as ne Gerdec", deklaroi Bregu. Sipas Bregut, ky nuk eshte vetem nje rast per te permendur dhe per te theksuar se cfare ka ndodhur ne nje qender votimi por me simboliken qe zgjodhi opozita per te perdorur nje tragjedi si e Gerdecit, per nje ceshtje elektorale. Nga selia e PD-se, zedhenesja e fushates pershendeti ne menyre te vecante banoret e kesaj zone ku me shume se nje vit me pare ndodhi nje tragjedi e rende, duke theksuar se vota per PD-ne ne kete zone, ishte nje motivim i madh edhe per komisioneret ne te gjitha qendrat e tjera te votimit.