E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Kercenimi i PS-se mjeran dhe qesharak

Partia Demokratike e cilëson si kërcënim propozimin e Partisë Socialiste për thirrjen në referendum të qytetarëve shqiptarë që përvec cështjes së imunitetit të japin mendimin e tyre edhe për reformën në drejtësi, çështjen e importit të Plehrave, si dhe çështjen e marrëveshjes me Greqinë.

Zëdhënësja e PD-së, në një deklaratë për mediat të mërkurën u shpreh se 'kërcënimi i Partisë Socialiste për thirrje të referendumeve të tjera si kundërpërgjigje e thirrjes nga Partia Demokratike e referendumit per heqjen e imunitetit, është mjerane dhe qesharake', ndërsa ftoi PS për të ushtruar të drejtën e saj duke respektuar kushtetutën për organizimin e referendumit për kërkesat dhe propozimet e saj.

Ndërkohë Kryeministri është i vendosur që të vijojë procedurat për zhvillimin e referendumit, por ReferendumiPS: Në referendum edhe propozimet tona FRD fajëson PD-në dhe PS-nëPS: Po referendumit për 4 çështje ende nuk ka përcaktuar se cilën nga rrugët do të zgjedhë për thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imuniteit.

"Pas bllokimit nga Partia Socialiste për 10 vjet me rradhë të heqjes së imunitetit, tani do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të shembin me fuqinë e votes së tyre, murin e imunitetit, murin e korrupsionit dhe do të zhbllokojnë rrugën e marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit antar të Bashkimit Europian", tha zëdhënësja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›