E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD: Klanet brenda Qeverisë po luftojnë njëri-tjetrin për tenderat e radhës

“Një maskë mbrojtëse për mjekët blihet tre herë më shtrenjtë” , denoncoi  sërisht sot ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri. Sipas saj, Qeveria ka zhvilluar tender korruptiv për blerjen e paisjeve anticovid, dhe se heshtja e saj për keto akuza, është pranim i kësaj vjedhje në kulmin e pandemisë .“Prej dy ditësh ne kemi bërë publik një rast flagrant të abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve në emër të pandemisë, por qeveria vazhdon të heshtë. Kanë blerë pajisje antiCOVID me vlerë 3 herë më të lartë, duke skualifikuar ofertat e tjera që ofronin të njëjtin shërbim me 1 milion euro”, tha ajo.
“Me 3 milionë euro, e cila ishte edhe oferta më e lartë, mund të ishin blerë pajisje mbrojtëse te paktën edhe për 3 spitale të tjerë rajonalë dhe njerëzit e sëmurë nuk kishin pse prisnin ambulancave për një shtrat”, “Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara.”shtoi Pampuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›