E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: Rama të mos trillojë por të pranoj humbjen

Tiranë, 10 korrik NOA Vetëm pak orë pas deklaratës së kreut të PS-së, Edi Rama, i cili këmbënguli në mandatin e 9 në Fier duke vënë si kusht mosnjohjen e zgjedhjeve, ka reaguar Partia Demokratike me anë të zëdhënëses së saj.

Edi Rama vetë dhe me zëdhënësit e tij në vend që të pranojnë humbjen kalon nga trillimi në trillim nga kërcënimi në kërcënim.

Partia  Demokratike i kërkon Rama të heq dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor, të pranojë humbjen dhe verdiktin e qytetarëve shqiptarë deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

Koha është e shqiptarëve e atyre që votuan për projektin e Shqipërisë Evropiane, më të madhin projekt në historinë e këtij vendi dhe e atyre që për arsye të ndryshme nuk votuan kartën e zotit Rama deklaroi Mëhilli duke replikuar pas fjalës së Ramës i cili tha se koha është e maskarenjve ndërsa Shqipëria e shqiptarëve. .

Nga zgjedhjet nuk ka të humbur ndërsa përpjekja për të shkelmuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë është thjesht përpjekje maskarenjsh përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›