E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Qeveria Rama do ktheje krimin

Partia Demokratike ka sulmuar sërish emrat e kabinetit “Rama” që pritet të marrin detyrën në muajin shtator, pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i demokratëve, Gerti Bogdani tha se qeveria Rama nuk u shërben interesave të shqiptarëve. Më pas në qendër të kritikave ka qenë Saimir Tahiri, i projektuar si Ministri i Brendshëm në qeverinë “Rama”. “Emërimi i Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm është një goditje e rëndë për shtetin ligjor”, tha ndër të tjera Bogdani. Më tej, deputeti demokrat tha se Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë institucionet dhe shtetin ligjor nga krimi dhe do ta bëjë këtë edhe në opozitë. Kjo ishte dalja e radhës e demokratëve kundër qeverisë së ardhshme. Që pas publikimit të emrave të kabinetit nga Edi Rama, emrat përbërës janë vënë në qendër të kritikave nga PD. I pari që nisi valën e kritikave ishte ish-kryetari Sali Berisha në rrjetet sociale, ndërsa më pas edhe kreu i ri Basha e quajti qeverinë e re si të përbërë nga kamikazë personalë të Edi Ramës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›