E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama mbron Bajrabën, fsheh pasurinë e anëtarëve të PS

Të tjera rreth shkrimit PS ndërpreu dje marrëdhëniet Topalli: Zbatoi programin "Rilindja" PD: Eksponent i PS, PS: Përbaltje PD dje: Rama të shkarkojë xhepistin Akuza: Familja Barjaba vodhi një çantë 238 $ FOTO VIDEO PS: Barjaba s'mund të kontribuojë më tek ne TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme sërish në lidhje me arrestimin në SHBA të Kosta Barjabës, ish-sekretarit të Partisë Socialiste për Çështje Sociale. Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi akuzon kryetarin e PS-së se mohoi postin e Bajrabës në PS dhe vazhdon ta mbrojë, “ndaj përpiqet të shfajësojë atë duke thënë se cenimi i pasurisë private ishte 238 dollarë, madje së shpejti do të na thotë se cenimi i pasurisë private nga Barjaba ishte vetëm 79 dollarë, sepse pjesa tjetër u cënua nga e shoqja dhe e bija e tij”.

Më tej Vorpsi deklaroi se Rama injoron lajmin e keq që u përhap në mbarë botën për aktin e ulët të sekretarit të tij, duke thënë që “është i detyruar të mbrojë e të mos dënojë xhepistin e tij Barjaba, se përndyshe ai do të denoncojë para autoriteteve të zbatimit të ligjit të SHBA-së ndër të tjera, origjinën e vërtetë të pallateve të Tom Doshit, Lindita Bashës, Fidel Yllit, Sadri Abazit, kompjuterin me financa të vjedhura nga n/kryetari Velia. Do të denoncojë vilat e 99-shave të tij, Erion Velia, Ajola Xoxe, Olta Xhaçka”.

Voprsi shton se “PD u faktoi shqiptarëve se hajduti ordiner Kosta Barjaba ishte i i shtati në listën e deputetëve të PS-së për Qarkun e Vlorës dhe se në faqen zyrtare të Partisë Socialiste ishte vendosur urimi i Vitit të Ri që “Rilindësi” i Ramës u drejtonte nga qelia e burgut të Palo Altos më dt. 1 janar, pra 4 ditë pas arrestimit, antarëve, simpatizantëve, udheheqësve të PS-së, z.Rama njoftoi dje përjashtimin e Sekretarit për Çështje Sociale Kosta Barjaba nga PS, për të cilin një ditë më parë kishte deklaruar se nuk kishte lidhje me PS-në”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›