E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama mbron Barjabën se i fsheh vilat e kupolës së PS-së

Të tjera rreth shkrimit Para 2 ditësh PS ndërpreu marrëdhëniet PD: Barjaba 20 vjet eksponent i PS PS: Berisha kapet pas fijes së barit PD: Eksponent i PS, PS: Përbaltje / PD dje: Rama të shkarkojë xhepistin / Akuza: Familja Barjaba vodhi një çantë 238 $ FOTO VIDEO / PS: Barjaba s'mund të kontribuojë më tek ne TIRANE - Partia Demokratike akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se mbron Kosta Barjabë, sipas saj Sekretar për Çështjet Sociale të PS, lidhur me akuzat që ku i fundit mori në SHBA për vjedhjen e një çante në një qendër tregtare së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Duke e cilësuar “hajdut ordiner”, nëpërmjet një deklarate për shtyp zëdhënsja e PD Laura Vorpsi tha: “Dje Rama vetëm sa nuk i kërkoi ndjesë xhepistit Barjaba tek fliste për vjedhjen e tij të cilën z.Rama e cilësoi, si po citoj: “Xhest të papranueshëm të cenimit të pronës private me një vlere prej 238 Dollarësh ". Ndërkohë që Barjaba ndodhet në qeli për vjedhje, z.Rama thotë se ai cënoi pronën private. Kështu, ai gati sa nuk tha se drejtuesit e Partisë Socialiste edhe kur vjedhin, nuk vjedhin por cënojnë apo marrin.”

Partia Demokratike u deklaron shqiptarëve se prapa mbrojtjes së Barjabës, nga Edi Rama fshihen lidhjet e tij te ngushta familjare me Barjabën dhe frika e tmerrshme nga deponimi i Barjabës para drejtësisë amerikane për këto lidhje si dhe për origjinën e vërtetë të pallateve dhe vilave të çiftit Rama dhe kupolës së Partisë Socialiste, kredive pa interes dhe jo në rrugë bankare nga xhymertët anonime te Lindita Bashës.

“Frika deri në palcë ndaj z.Barjaba, Sekretarit të Çështjeve Sociale të Partisë Socialiste, Dekanit “de facto”, Rektorit të Universitetit të Sekretarit për Çështjet financiare të Partisë Socialiste, mamuthit famoz të korrupsionit Anastas Angjeli, e detyroi dje z. Edi Rama të vazhdojë nga resorti ultraluksoz ku po dremit pushimet e fundvitit, të mbrojë Barjabën e tij”, tha Vorpsi.

Në përfundim të deklaratës Partia Demokratike i thotë Ramës se “akti i Barjabës vërtetë është çështje e drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por është edhe një akt tronditës, i turpshëm për Shqipërinë.”

(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›