E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Rama pallat per paje Lindes

Në vijim të akuzave të ndersjellta për pasuritë mes Qeverisë dhe opozitës, zëdhënësja e Partisë Demokratike akuzoi kreun e Partise Socialiste Edi Rama, se kur ka qene kryetar bashkie ka dhënë leje ndërtimi për një pallat për gruan e tij, objekt të cilin kjo parti, e cilëson si pajë për gruan e tij.

"Prej mëse dy javë kryetari i Partisë Socialiste nuk përgjigjet për origjinën e 100 milionë lekëve të të shoqes Linda Basha të marra apo të dhëna kredi pa interes nga zonja Basha. Ndërkohë ne po i japim mundësi z.Rama të sqarojë publikun për pallatin 5 katësh dhe një kat nën tokë, ndërtim i përfunduar në vitin 2010 pronë e familjes së bashkëshortes së z. Rama, Linda Basha. Partia Demokratike kërkon nga ju të sqaroni shqiptarët se cili është historiku i vërtetë i këtij pallati? A keni qenë në konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar bashkie lejen e ndërtimit të këtij pallati?  Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij pallati? A ka histori paje në këtë pallat dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkshortja juaj keni marrë si pajë?", thuhet në reagim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›