E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD: Rama po pengon punën e drejtësisë, po cenon edhe Kuvendin

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas opozitës, ky veprim përbën një akt antikushtetues dhe një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e drejtësisë.

Sipas Partisë Demokratike, me këtë veprim kryeministri jo vetëm pengon drejtësinë, por cenon edhe funksionimin e Parlamentit, duke marrë kompetenca që, sipas opozitës, nuk i takojnë ekzekutivit.

Në fund të deklaratës, PD ka dënuar ashpër atë që e cilëson si precedent të rrezikshëm dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për reagim në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›