PD: Rama të ballafaqohet me akuzat për korrupsion
Partia Demokratike i apelon përsëri kryetarit të PS-së, Edi Rama, që të dalë dhe të hedhë dritë mbi akuzat që rëndojnë mbi të, për korrupsion dhe gjobvënie.
Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani deklaroi për media se kryestrumbullari i korrupsionit Edi Rama, duhet të japë shpjegime për një seri pyetjesh që kërkojnë llogari prej tij.
"Kryestrumbullari i korrupsionit në Shqipëri, Edvin Rama ose siç njihet në median e huaj dhe në rrethin e ndërtuesve si mister 20 %-shi, po fshihet prej 3 javësh në vrimën e Lepurit. A jeni vërtet ju ai fakir-fukarai, që si adresë banese keni Bashkinë dhe që nuk keni me shumë se 3 mije euro kursime? Pse hesht për 1 milion dollarët që i keni kërkuar ndërtuesit Dine Fratari?", ishin disa nga pyetjet e parashtruara nga Bogdani .