E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama u ndeshkua me vote per shpifjet dhe sulmet personale ndaj kundershtarit politik

“Edi Rama akuzoi dje gjatë ditës disa herë për korrupsion gjykatësit e Kolegjit, për vendimin e tyre me të cilin hodhën poshtë kërkesën dhe përpjekjen mjerane të tij për t’i rrëmbyer fitoren kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës.

Kurse sot për të ngushëlluar veten për disfatën e merituar personale që i rezervuan më 8 maj qytetarët e Tiranës, Rama në mediat e tij ndërmerr sulmin e radhës e të paskrupullt ndaj familjarëve të Kryeministrit dhe konkretisht ndaj vajzës së tij, e cila sipas Ramës paska shpërndarë nga zyrat e saj milionat e ryshfetit të gjyqtarëve”.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga selia blu, në drejtim të kryesocialistit Edi Rama, përmes zëdhënëses së saj, Albana Mustafaraj.

“Partia Demokratike deklaron se kjo është seria e re e sulmeve, shpifjeve me të cilat ushqen veten dhe përpiqet të shuajë pikëllimin e thellë shpirtëror Rama për humbjen e 4 garave me 10909 vota më 8 maj në Tiranë”, tha ajo.

Duke shtuar se “Partia Demokratike i rikujton z. Rama se ndëshkimi me 4 gara dhe 10909 vota ishte para së gjithash përgjigja e qytetarëve ndaj moralit të shpifjeve, trillimeve e sulmeve personale ndaj kundërshtarit politik dhe familjarëve të tij”.

“Gjithashtu, PD mendon se është tërësisht e panevojshme ndonjë gjë tjetër, veçse të përshëndesë me mirënjohje të thellë të gjithë qytetarët e Tiranës që në 4 garat dhe 8 maj, firmosën me 10909 vota më shumë fitoren e “Aleancës për Qytetarin” dhe lanë në dëshpërimin e madh të shkuarën e vetmisë së thellë moralin e përbaltjes, shpifjes e mashtrimit”, përfundoi Mustafaraj.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›