E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rames Kur e verteta del ne shesh duhet te perballesh

Tirane 6 tetor NOA- Ne vijim te akuzave kunder kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama deputetja demokrate Arenca Trashani i beri apel kryebashkiakut Rama te paraqitet vete ne prokurori dhe te jape shpjegime per kontraten me 20 perqind per lejen e projektit per pallatet 35 katesh prane diges se Liqenit.

Zoti Rama Ti duhet te shkosh vete ne prokurori dhe te japesh shpjegime per 20 perqindeshin e perfituar nga kontrata prej Leprit tend si dhe per projektin me grataciela tek zona e Liqenit qe erdhi pas saj. Ky duhet te ishte gjesti me minimal per te treguar se ke nje grime pergjegjshmerie para publikut theksoi ne nje konference per shtyp deputetja Trashani.

Sipas saj heshtja e kryebashkiakut Rama shpjegohet me shpresen e tij qe kjo afere prej 100 milion eurosh te harrohet nje dite dhe keshtu vete Rama te shpetoje paq pa u perballur me drejtesine.

Por ne jemi ketu per ti kujtuar atij se asgje nuk mund ta shpetoje nga nxjerrja e pergjegjesise se plote per projektin e Liqenit me pallate 35 kateshe pas kontrates 20 perqindeshe te Leprit te tij beri me dije zonja Trashani.

Deputetja demokrate e cilesoi publikimin e kontrates me 20 perqind si proven me te qarte dhe me te paster te korrupsionit ne keto 20 vjet duke theksuar se eshte detyre e cdo institucioni qe te coje ne banken e te akuzuarve leprat dhe te zotin e tyre. Deputetja Trashani i kujtoi kryebashkiakut Rama se kur gjithcka eshte e zbuluar ne driten e diellit rruga me e mire eshte te mbrohesh dhe jo te heshtesh.

Ne fund te deklarates se saj deputetja Arenca Trashani i tha kreut te Bashkise se kryeqytetit qe te perballej vete me akuzat ne prokurori pasi e fshehta do te zbardhet deri ne fund.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›