E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Reforma paralelisht me hetimin e zgjedhjeve

Partia Demokratike kerkon nga Partia Socialiste qe paralelisht me ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e shkuara parlamentare te ngrihet dhe te nise punen edhe komisioni parlamentar per reformen zgjedhore.

Burime prane PD-se bejne te ditur se eshte e nevojshme qe keto procese te ecin paralelisht ne menyre qe te mos humbet kohe me amendimin e Kodit Zgjedhor nisur nga permiresimet qe mund te behen aty ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore.

Kerkesa per ngritjen e ketij komisioni per reformen zgjedhore i eshte paraqitur me ngulm Partise Demokratike edhe nga aleati i saj i ngushte ne qeverisje Levizja Socialiste per Integrim.

Perfaqesuesit e LSI-se kerkojne nje sere rregullimesh ne ligjin zgjedhor ne menyre qe ai te mos penalizoje me partite e vogla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›