E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Sejdiu te shpalle zgjedhjet e parakohshme

Partia e Drejtesise konsideron se vendimi i Gjykates Kushtetuese ne rastin e Presidentit kosovar Fatmir Sejdiu do te mbylle rastin e fundit te shkeljes se kushtetutshmerise dhe ligjshmerise ne vend nepermjet formulave politike qe jane ne funksion te realizimit te interesave partiake dhe personale perkunder demtimit te rende te drejtesise dhe parimeve themelore juridike mbi te cilat qendron shteti.

Gjate nje konference per mediat PD ka kerkuar qe presidenti Fatmir Sejdiu te shpalle zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne prill te vitit 2011 dhe pastaj te jape doreheqjen te parevokueshme nga posti i Presidentit duke pasur parasysh mangesite e Kushtetutes ne aspektin e shkarkimit te Presidentit dhe ne funksion te rivendosjes se kushtetutshmerise ne vend duke shmangur shperberjen e Kuvendit te Kosoves.

Nga ana tjeter Partia e Drejtesise ka kerkuar nga Qeveria e vendit shqyrtimin urgjent te situates ne perputhje me aktivitetet per njohjen e pavaresise se vendit duke pasur parasysh mangesite evidente ne kete proces te cilat eshte duke i manifestuar Ministria e Puneve te Jashtme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›