E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Te hiqet mandati i Beqjas

Deputetet e Partise Demokratike kane ndermarre nje nisme te paprecedente ndonjehere ne Kuvendin e Shqiperise. UPDATE

Me 16 firma te anetareve demokrate te parlmentit sic percaktohet ne Kushtetute mazhoranca i kerkon Gjykates Kushtetuese te konstatoje papajtueshmerine e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Zedhenesi i Grupit parlamentar demokrat Gent Strazimiri publikoi nje dokument sipas te cilir zoti Beqja gjate mandatit te deputetit per shkak te biznesit te tij ka perfituar fonde nga pushteti lokal. Demokratet argumentojne se ky veprim bie ndesh me percaktimet e Kushtetutes qe thote se Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre

Ne dhunim te paragrafit 3 te nenit 70 te Kushtetutes i cili i ndalon kategorikisht deputetit qe te siguroje perfitime nga fondet publike deputeti Beqja ne daten 9 dhjetor 2009 ka marre nga Bashkia e Durresit financim ne masen prej 24 milione e 240 mije leke te reja. Ne kete rast abuzimi me mandatin e deputetit Kushtetuta e Republikes nuk le vend per kompromis. Kushtetuta urdheron heqjen e mandatit tha Strazimiri.

Sipas Kushtetutes vendimin per heqjen e mandatit te nje deputeti e merr Gjykata Kushtetuese pasi ceshtja te kaloje ne Keshillin e Rregullores dhe Mandateve dhe kuvendi te kete marre nje vendim. Qe do te thote se procedura do te kerkoje pak kohe deri sa te shkoje ne gjykaten kushtetuese sepse per te enjten e ardhshme eshte lajmeruar qe parlamenti nuk do te kete votim por vetem diskutime projektligjesh. Por sipas demokrateve nisma e tyre nuk ka urgjence sepse nuk ka synim thjesht heqjen e mandatit te nje deputeti por respektimin e kushtetutes dhe denoncimin e modelit te korrupsionit ne politike.

Nisma jone nuk synon dobesimin e grupit te PS pasi kandidati i rradhes nga lista e PS do ti zere vendin zotit Beqja. Nisma jone nuk eshte as sulm personal ndaj njerit prej mbrojtesve me te devotshem te sistemit korruptiv te Bashkise se Tiranes. Nisma jone eshte respekt dhe perkushtim ndaj Kushtetutes. Eshte vullnet me i vendosur se kurre per te mos u pajtuar me modelin e politikanit te korruptuar qe po kerkon te mbjelle Edvin Rama me cdo kusht tha Strazimiri.

Pas zyrtarizimit te nismes se Partise Demokratike deputeti socialist Ilir Beqja ka shperndare nje deklarate per shtyp ne te cilen ai pranon se kompania ku eshte ortak ka marre pjese ne dy fazat e para te projektit te bashkise se Durresit per informatizimin e ketij institucioni bashkise. Por ne deklarate thuhet se faza e dyte e ketij projekti ku kompania e tij ka qene e perfshire perkon me periudhen kur zoti Beqja nuk ushtronte funksionet e deputetit dhe se nuk kishte asnje te ardhur apo perfitim qe lidhet me mandatin e deputetit. Debati lidhet me daten se kur interpretohet marrja e mandatit te deputetit nje debat qe shoqeroi edhe periudhen kur opozita bojkotonte kuvendin dhe qe vetem nje interpretim nga Gjykata Kushtetuese duket se do ti vendose fund.

Duke iu referuar dates 25 shkurt 2010 kur beri betimin ne parlament dhe jo dites kur ka marre mandatin e deputetit nga komisioni zonal zgjedhor sic percaktohet ne Kushtetute nisja e mandatit te deputetit Ilir Beqja deklaron se lsquoqe nga momenti kur ka nisur te ushtroje mandantin e deputetit kompania nuk ka perfituar asnje qindarke nga fondet publike dhe se kompania ku ai eshte ortak nuk ka marre pjese ne fazen e trete te projektit te bashkise se Durresit. Megjithate ne deklaraten e tij zoti Beqja shprehet se ne respekt te insitucioneve dhe te zgjedhesve eshte i gatshem ti nenshtrohet cdo lloj procedure qe hedh drite dhe do te beje transparente akuzat ndaj tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›