E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Të shtunën protestë kombëtare në mbështetje të studentëve

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Partia Demokratike ka thirrur të shtunën një protestë kombëtare, në mbështetje të studentëve.

Ndërsa publikoi spotin e protestës kombëtare, PD fton qytetarët të mblidhen këtë të shtunë, në orën 12:00, para Kryeministrisë.

PD u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mblidhen në shesh dhe t’i bashkohen protestës për të mbështetur studentët që protestojnë për të kërkuar të drejtat e tyre dhe dorëheqjen e parevokueshme të kësaj qeverie dhe kryeministrit Edi Rama.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›