PD: Xhaçka përdori helikopterin e ministrisë për fushatën e PS në Dibër

Përmes ish-deputetes Albana Vokshi, PD akuzoi sot ministren Olta Xhaçka se përdori helikopterin e ministrisë për fushatën e PS në Dibër.
“Punët perosnale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10’mijë euro.” tha Vokshi, ndërsa kërkoi nga ministrja Xhaçka të kërkojë ndjesë dhe të japë dorëheqjen.
Deklarata e plotë:
Jam sot tek Ministria e Mbrojtjes për të shprehur shqetësimin për papërgjegjshmërinë e Ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit në ikje Edi Rama.
Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste. Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet.