PD çon në Kushtetuese mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Partia Demokratike ka kërkuar interpretimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, në Gjykatën Kushtetuese.
14 deputetë të grupit parlamentar të PD-së kanë depozituar në Kushtetuese kërkesën ku kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe subjektit kushtetues në konflikt. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj si dhe detyrimin e Kuvendit për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të Vullnet Sinajt.
Kërkesa vjen pasi më 30 janar në Kuvend u votua kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
1 nga 4/r.e/a.f/