PD hedh poshte propozimet e PS

Partia Demokratike refuzoi propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet Kushtetuese dhe paralajmëroi rrëzimin e tyre në Komisionin e Ligjeve.
Në raportin e paraqitur nga relatorja demokrate e cështjes në fjalë, Paulina Hoti para Këshillit të Legjislacionit thuhet se propozimet e Partisë Socialiste dobësojnë rendin kushtetues në vend.
Për demokratët, ndryshimet e propozuara nga opozita cënojnë procedurat demokratike në Kuvend dhe ofrojnë bllokimin institucional. Në raport thuhet gjithashtu edhe se këto propozime dobësojnë rolin e opozitës.
Por socialistët hodhën poshtë pretendimet e demokratëve. Sipas tyre, këto propozime garantojnë pavarësi më të madhe të sistemit të drejtësisë.
Ndër pikat kryesore të propozuara nga socialistët për të ndryshuar Kushtetutën ishte ajo e zgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Opozita propozonte që të ndryshohej ligji aktual dhe anëtarët e këtyre gjykatave të zgjidheshin me shumicë të cilësuar, e jo më me shumicë të thjeshtë.
PS kërkoi shqyrtimin e kërkesave të saj për ndryshimet kushtetuese e më pas të shqyrtohej heqja e imunitetit. Mbetet për t’u parë tashmë nëse pas këtij rrëzimi që demokratët i bënë propozimeve të socialistëve, do të arrihet një marrëveshje mes dy forcave për heqjen apo kufizimin e imunitetit.