E Diel, 1 Nëntor 2026

PD insiston për veto dhe bashkëkryesim në Komisonin e Drejtësisë

Tre nismat e dorëzuara nga ana e demokratëve në Kuvend, kanë zyrtarizuar kërkesën e PD për ndryshimin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, mes çështjeve të tjera.

Sipas selisë blu, duhet që në këtë komision ajo të ketë bashkëkryesimin dhe të drejtën e vetos ndërsa në përbërje të ketë 12 anëtarë, 6 nga maxhoranca aktuale dhe 6 nga opozita.

“Emrat e anëtarëve të Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky të kryesohet nga dy bashkëkryetarë” thuhet në nismën e PD. Sipas demokratëve, parashikimet aktuale të përbërjes minojnë që në nisje, mundësinë e bashkëpunimit.

PD thekson se mbledhjet e komisionti duhet të quhen të vlefshme kur merr pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve dhe se këto duhet të thirren nga të dy bashkëkryetarët, dhe këta të fundit nëse nuk votojnë pro për vendime të caktuara, atëherë nuk miratohen.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›