PD, kundërshtarët e Bashës, gati referendumin për shkarkimin e tij

Përkrahësit e ish kreut të PD Sali Berisha në rrethe po përgatiten për referendumin e datës 18 Dhjetor, për të votuar për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.
Komisioni organizator për rithemelimin e PD njofton se procesi i votimit do të zhvillohet nga ora 08.00-17.00.
Në Durrës janë 2700 anëtarët që do të kenë mundësi të votojnë në dy qendra votimi, Krujë 700 anëtarë që do të kenë mundësi të votojnë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë.
Në Korçë e Pogradec do të ketë nga një qendër votimi. Në Korçë janë 3500 anëtarë, në Pustec 3600. Ndërsa në Pogradec janë 900 anëtarë.
Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë të PD me të drejtë vote, ndërsa janë ngritur 4 qendra votimi.
Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD në qytetin bregdetar. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë.