PD mban konventen kombetare

Partia Demokratike po mban në Pallatin e Kongreseve konventën e saj kombëtare, ku anëtarët e saj po prezantojnë ato që i quajnë arritje dhe planet që kjo parti ka në program pas 23 qershorit.
E para që ka marrë fjalën ka qenë nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, e cila, e ngazëllyer, ka folur për qindra mijëra vende pune të krijuara, mijëra shkolla të ndërtuara dhe një ekonomi të rritur me ritme maksimale.
“Mendojmë se mundësitë për një vend pune për të rinjtë ekzistojnë. Ne ju premtojmë se të gjithë duhet të kenë një punë të merituar, një pagë të mirë. Prandaj ne krijuam 200 mijë vende të reja Zgjedhjet 2013Vasili: Parlamenti po përdoret për qëllime elektorale Rama prezanton “Rilindjen” në Fier PS prezanton programin në Fier pune”, ka deklaruar Topalli.
“Ne kemi shtruar mijëra kilometra rrugë rurale, kombëtare e rajonale. Me këto rrugë fermerët shqiptarë cojnë produktet e tyre në Europë. Gjithashtu, kemi ndërtuar e rindërtuar 1300 shkolla, i kemi pajisur me internet e teknologji”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, për t’u fokusuar më pas tek ekonomia.
“Shqipëria duhet të jetë vendi i duhur për të krijuar një biznes, prandaj ne kemi marrë reformat ekonomike. Ekonomia jonë është rritur me 33 për qind që nga 2005-a. Ne do shtojmë lehtësitë, do ulim taksat për biznesin, do bëjmë gjithçka”, ka vijuar ajo.
Pas Topallit, stafetën e fjalimeve e ka marrë kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, i cili ka akuzuar opozitën dhe kreun e saj se është përpjekur të pengojë zhvillimin e Shqipërisë.
“Rama votoi kundër ligjit për uljen e taksave, por ne e përmbushëm misionin. Ato të ardhura të fituara me djersën e ballit do të shkojnë vetëm për familjet shqiptare. Rama votoi kundër 220 mijë qytetarëve shqiptarë. Për ata që marrin nën 30 mijë lekë në muaj, zero taksa. PD ka dyfishuar rrogat për mësuesit dhe infermierët, Rama le të vazhdojë me shpikjet e tij”, ka deklaruar Patozi.
Akuzat ndaj kreut të PS kanë vijuar nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila e ka konsideruar atë përgjegjës për dështimin në marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Rama votoi kundër statusit. Prej Ramës humbëm fonde të mëdha nga BE. Rama u hoqi mundësinë të rinjve për të studiuar në universitetet evropiane”, ka thënë Bregu.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në fjalën e tij, e ka vënë theksin tek nevoja, që sipas tij ka Shqipëria, për kryeministrin Berisha edhe pas 8 vjetësh qeverisje të tij.
“Rama do vetëm konfliktin politik. Ne nuk na duhet konflikti dhe ai. Neve na duhet Berisha”, tha mes të tjerash Basha. Ndërkohë, nuk kanë munguar fjalimet e ministrave të kabinetit qeveritar, si Aldo Bumçi, Genc Ruli, Ridvan Bode, etj.
Ky i fundit ka deklaruar se Shqipëria ka pasur investimet më të larta në rajon dhe se, ka ende kohë për të zhbërë planin për taksën progresiste të Edi Ramës.