E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD mbledh Kryesinë, cilat janë propozimet për ndryshimet në statut

Partia Demokratike e Shqipërisë ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë e partisë, ku në qendër të diskutimeve jenë ndryshimet në statutin e selisë blu.

Mbledhja vjen në një moment të rëndësishëm për demokratët, teksa pritet të diskutohen disa propozime që lidhen me organizimin e partisë, përfaqësimin politik dhe funksionimin e strukturave drejtuese.

Sipas informacioneve një nga risitë kryesore të propozuara është fuqizimi i rolit të diasporës shqiptare në Partinë Demokratike. Drafti parashikon që 15% e listave dhe organeve drejtuese të partisë të përbëhen nga përfaqësues të diasporës.

Një tjetër ndryshim lidhet me rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në strukturat e PD-së, nga 30% në 40%.

Sponsorizuar

Po ashtu, propozohet ngritja e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkish, si një strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara zhvillimit të primareve.

RISITË DHE NDRYSHIMET KRYESOR/:

  1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.
  2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.
  3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.
  4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
  5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).
  6. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
  7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.
  8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›