E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD miraton rregulloren e Primareve, Paloka sqaron debatet në mbledhje: Doktori ishte i prerë!

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi sot rregulloren e Primareve.

Në një prononcim për mediat, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka sqaroi edhe debatet gjatë mbledhjes.

Paloka: Data 1 mars është përcaktuar me vendim të kryesisë. Pati diskutime për mbi dy orë. Me 10 vota kundër rregullorja u miratua.

Kishte mendime që mund edhe të mos zhvilloheshin për shkak të kohës, të krijoheshin dhe konflikte dhe pakënaqësi, që janë diskutuar disa herë. Këto propozime u sqaruan. Doktor Berisha ka qenë i prerë që primaret të zhvilloheshin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›