E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD nuk e quan më SKAP, Prokurorinë e Posaçme/ “Merrni pjesë!”- Mesazhi për strukturat: Të hënën Berisha do të jetë në SPAK. Njoftohet edhe…

Të hënën më 5 janar njoftohet se do të mbahet tubimi i radhës në orën 18:00 para Kryeministrisë. 

Gjithashtu në mesazhin e PD drejtuar strukturave njoftohet se të hënë kreu i PD Sali Berisha do të jetë në SPAK.

Ajo çfarë bie në sy është fakti se për herë të parë Partia Demokratike nuk e quan më “SKAP”, Prokurorinë e Posaçme siç edhe jemi mësuar ta dëgjojmë edhe nga vetë kreu i PD. 

Mesazhi i plotë: 

Mirëdita dhe Vit te mbare, uroj ti keni kaluar bukur festat.  Ju kujtoj të hënën date 05 janar për tubimin në orën 18:00 para Kryeministrisë.  Po ashtu të hënën në orën 09:30 Doktori do të jetë te SPAK. 

Ju lutem merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen. BW

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›