E Hënë, 2 Nëntor 2026

“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

Ish-deputeti Erivin Salianji ka sulmuar kupolën drejtuese të PD-së, gjatë takimit me demokratët që zhvilloi sot në Fier.

Salianji tha se lidershipi i PD-së përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në garat e brendshme të partisë.

Ai shtoi se sot PD është në stanjacion, e papërtërirë dhe e ngrirë, ashtu siç sipas tij i leverdis kryeministrit Edi Rama.

“Mungesa e garës së brendshme, përjashtimet imagjinare, miqtë e armiqtë imagjinarë nuk duhet ti përkasin më partisë sonë. Shkëputjet e copëzave nuk duhet t’i ndodhin më PD-së. PD nuk është pronë e askusjt, as e imja e kryetarit dhe as e sekretarëve.

Sipas retorikës së lidershipit të PD-së, jemi të gjithë bashkë, por kur afrojnë zgjedhjet, lidershipi bunkerizohet, gjithçka bëhet punë e 2-3 vetave. Mbyllen aty dhe i vendosin listat jo vetëm duke i përjashtuar demokratët, por edhe duke i përjashtuar edhe ata që dalin të parët nëpër gara.

Edi Ramës i intereson statuqouja. I intereson që PD të rrijë kështu siç është sot. PD po qëndron në stanjacion, fiks siç e do Edi Rama. E mbyllur në fatalitetin e shpallur nga lidershipi se zgjedhjet nuk fitohen. E papërtërirë dhe e ngrirë”, tha mes të tjerash Salianji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›