PD prezanton kandidatet ne Elbasan

Partia Demokratike u ndal në qytetin e Elbasanit për të prezantuar kandidatët e saj në këtë qark. Pasi falenderoi qytetarët elbasanas për mbështetjen e tyre, kreu i demokratëve, Sali Berisha foli për objektivat e Partisë Demokratike në mandatin e ardhshëm.
Berisha u ndal tek rritja e punësimit, rritja e pagave dhe pensioneve, rritja e mbështetjes financiare për fermerët dhe politikat të tjera lehtësuese për biznesin. “Ne do bëjmë gjithcka për punësimin. Në vitet që do të vijnë ne do të hapim 450 mijë vende të reja pune. HEC-i i Banjës është një investim madhor që do rrisë kapacitetin e prodhimit të energjisë dhe punësimin. Do të vijojmë me rritjen e rrogave dhe pensioneve Zgjedhjet 2013PS e Vlorës: Malaj tërhiqu!Rama: Korca t'i jape një mësim BerishësMeta: Berisha nuk e do integrimin dhe do të trefishojmë mbështetjen për fermerët. Në këto vite bizneset e Elbasanit u dyfishuan sepse ne ulëm taksat. Renditemi në pozicionin e 18-të në botë përsa i përket tërheqjes së investimeve të huaja”, tha Berisha. Kryeministri u ndal më pas tek taksa e sheshtë prej 10 përqind. Kjo taksë sipas tij favorizon investimet dhe biznesin. Berisha ftoi qytetarët elbasanas të mbështesin Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj, pasi sipas tij kjo forcë është forca e integrimit dhe e zhvillimit, ndërsa sulmoi alternativën e opozitës duke e quajtur atë alternativë të “mohimit dhe mashtrimit”. Fjalim para mbështetësve demokratë në këtë qytet mbajtën edhe kandidatët, mes të cilëve edhe Eduard Selami, kryetari i parë i PD-së, që rikthehet në radhët e kësaj partie si i dyti në listën e qarkut të Elbasanit. Lista e PD-së në këtë qark kryesohet nga Arben Imami që pasohet nga Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi, Dashnor Sula, Ardiola Halimi, Aurel Bylykbashi dhe Irena Progni.